Vangjeli: Trofeun dedikim për familjen time!

0
SHPËRNDAJE

Vangjeli e ka nisur me këmbën e mbarë tek Astra në Rumani. Mbrëmjen e së shtunës skuadra e tij, kampione në fuqi e vendit, ka arritur të fitoj edhe Superkupën ndaj CRF Cluj. Një gol i Willian në fundin e takimit vendosi fatet e sfidës. Ndërkohë që në një terren të rënduar loja ka qenë tepër e fortë dhe sigurisht protagonist tek fituesit ka qenë edhe Kristi Vangjeli që është shquar për lojën e  tij grintoze si gjithnjë.

Kristi Vangjeli fiton superkupen ne Rumani
Kristi Vangjeli fiton superkupen ne Rumani

Për Minuta90.com ish-lojtari i Skënderbeut ka komentuar këtë emocion të parë: “Ka qenë një ndeshje mjaft e rivalizuar. Terreni ishte i vështirë për shkak të reshjeve të shiut të dendur që shoqëruan sfidën. Fituam në fund dhe fati ishte me ne. Është bukur ta nisesh me trofe. Sigurisht cdo trofe ka bukurinë dhe ndjesinë e tij. Këtë kupë ia dedikoj familjes sime, bashkëshortes Deapoina dhe djalit Dionisi. E pres familjen time që të bashkohet shumë shpejt me mua këtu në Bukuresht. Kjo kupë shkon dedikim për ata.”– Komenton Vangjeli enkas për Minuta90.com.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.