Varane: Ja ku ndryshon Zidane nga Mourinjo

0
SHPËRNDAJE
loading...


La Liga / Futbollistët e Realit të Madridit lanë pas një sezon fantastik, duke fituar kampionatin spanjoll dhe duke triumfuar në Ligën e Kampioneve të Evropës. Reali i u bë klubi i parë në historinë e Ligës së Kampioneve që arriti ta mbrojë titullin e kampionit, ndërkohë që ky i fundit ishte i dyti me radhë për Zidanen, megjithëse ekipi “mbretëror” ndodhej në një pozitë të keqe, kur atë e mori përsipër trajneri francez. Në një prononcim në media, lojtari i Realit, Rafael Varan, vendosi që të zbuloi se cili është, sipas tij, ndryshimi mes Murinjos dhe Zidanes:

“Suksesi i ri erdhi, sepse ai (Zidane) është i qetë dhe nuk i ndryshon kollaj planet e veta, pavarësisht se çfarë ndodh. Ai flet shumë pak, por, kur e bën këtë, punët ndryshojnë për të mirë. Mua më pëlqen se ai reagon me qetësi edhe në momentët më kritikë gjë që është krejtësisht në kundërshtim me atë që bën Zhoze Murinjo”, tha Varane.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU