Vatnikaj kompleton transferimin tek Tërbuni

0
SHPËRNDAJE

Jurgen Vatnikaj me fanellën e Partizanit
Jurgen Vatnikaj me fanellën e Partizanit
Superiorja/ Sulmuesi Jurgen Vatnikaj kompleton transferimin e tij tek ekipi i Tërbunit. Lojtari është huazuar për një sezon nga Partizani tek ekipi verior i sapo ngjitur në Superligë për arsye që sulmuesi i ri të ketë më shumë mundësi aktivizimi. Sulmi i të kuqve ështe i mbipopulluar duke patur lojtarë si Raçiç, Sukaj, Plaku, Morini dhe Fazlliu, dhe duke parë këtë gjë është menduar qe Vatnikajt do t’i shërbente shumë një huazim pikërisht tek ekipi pukjan, i cili nga ana e tij kishte nevojë për të përforcuar sulmin. Trajneri Starova i vlerëson aftësitë e lojtarit, prandaj Partizani vetëm e huazoi atë për një sezon.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.