Vazhdojnë Bilbao dhe Villareal, Italia mbetet ‘’bosh’’ në Europë

0
SHPËRNDAJE

Europa League/ Pas Champions League dje, sot është radha e Europa League për të zgjedhur cerekfinalistet e saja. Në tre sfidat e para kanë dalë edhe tre skuadrat e para që kalojnë më tej. Skuadrat e kualifikuara më tej janë: Sparta e Praga, Villareal dhe Athletic Bilbao.

imageLazio 0-3 Sparta Praga
Pas barazimit në sfidën e parë të laujtur në Pragë, Lazio shihej si e favorizuar për të kaluar më tej por në kryeqytetin italian ka ndodhur surpriza e madhe. Lazio humbet në shtëpi me tre gola ndaj cekëve të Spartës që kalojnë më tej në Europë. Të tre golat kanë ardhur që në fraksionin e parë me golat e Dockal, Krejci dhe Julis. Lazio edhe njëherë është paraqitur në portë me Marketin ndërsa portieri kombëtares, Berisha ka qëndruar në stol. Eleminimi i Lazios bën që tashmë Italia të mos ketë asnjë skuadër për ta përfaqësuar në Evropë.

imageBayer Leverkusen 0-0 Villareal
Është mbyllur në barazim pa gola sfida e luajtur në Gjermani mes vendasve dhe Villareal. Aspirinat kanë dominuar lehtësisht këtë sfidë por pa ia dalë të shënoj dhe në këtë barazim të përfituar janë spanjollët kalojnë turin.

imageValencia 2-1 Athletic Bilbao
Baskët e Athletic ka kaluar Valecian në ‘’euroderbin spanjoll’’ në Europa League. Valencia fiton sfidën e kthimit dhe brenda pjesës së parë arrin të shënoj dy herë. Mina dhe Aderlan kalojnë Valencian në avantazh të dyfishtë por Bilbao në fraksionin e dytë gjen golin me Aduriz. Falë fitores me rezultatin 1-0 në sfidën e parë Athletic Bilbao kalon më tej në Europa League.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.