Vazhdojnë të fitojnë “shtëpiakët”

0
SHPËRNDAJE

10288797_1683483618576410_4074934037490937855_nU zhvilluan dy ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 20-të në Raiffeisen Superligës. Derbi i kësaj jave u zhvillua në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, ku Besa shënoi fitore të rendësishme kundër kampionit në fuqi, Ferronikelit, me rezultat 2:1. Me këtë fitore Besa mbetet në garë për titullin e kampionit, pasi ka 32 pikë, pesë më pak se Hajvalia, që e kryeson renditjen pas kësaj jave.

Të parët në epërsi kaluan futbollistët e Ferronikelit, me golin e Mark Milicajt, në minutën e 15-të, me një gjuajtje të fortë nga 25 metra. Megjithatë, pejanët arritën të barazojnë shifrat në minutën e 28-të, me golin e malazezit Damianoviq, me një gjuajtje nga brendësia e zonës.

Ndërkohë, golin e fitores për Besën e shënoi Fetim Kasapi, me një gjuajtje të fortë nga distanca. Do theksuar se Besa që nga minuta e 81-të mbeti me një lojtar më pak, pasi Florent Papuqi u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Fitore para tifozëve të vet në stadiumin “Riza Lushta” realizoi edhe Trepça’89, e cila e mposhti Drenicën, me rezultat 2:0. Golat për skuadrën mitrovicase i shënuan Blerand Kurtishaj, në minutën e 6-të, me gjuajtje me kokë, derisa epërsinë e dyfishoi Mërgim Pefqeli, në minutën e 66-të.
.
.
Raiffeisen Superliga: Java 20-të:
Vushtrria – Gjilani 0-1
Hajvalia – Drita 2-1
Llapi – Istogu 5-0
Prishtina – Liria 2-0
Besa – Feronikeli 2-1
Trepça ’89 – Drenica 2-0
.
Liga e Parë – Java e 17-të
Trepça -Behari 9-2
Fushë Kosova – Vllaznia (P) 2-0
Rahoveci – Ferizaj 1-0
2 Korriku – Vitia 1-0
Ramiz Sadiku – Kosova (P) 2-0
Ballkani – Vëllaznimi 2-0
Dukagjini – KEK-u 1-0
Luftëtari – Flamurtari 0-1

S'KA KOMENTE

Comments are closed.