Vazhdon kaosi tek Flamurtari. Idrizi: Po të doni rrini, po të doni ikni

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Vijon e njëjta histori në Vlorë, paga të pamarra, probleme burokratike, bojkot në stërvitje dhe Idrizi që thotë sërish të njëjtën gjë: Kush do ikën, kush do rri.

Për të martën u mohua të kishte bojkot në stërvitje dhe trajneri Duro u justifikua me faktin se e kish shtyrë ai seancën dhe e kish lënë pushim skuadrën, por e njëjta situatë është përsëritur edhe dje.

Lojtarët e huaj dhe kosovarët kanë kërkuar llogari për pagat dhe nuk kanë nisur stërvitjen në fillim, sikurse shkruajnë gazetat e përditshme sportive. Gjithsesi, pas një bisede me kapitenin Telushi, ata kanë pranuar të stërviten, por nuk dihet se si do të vijojë të jetë situata në vazhdim, pasi futbollistët nuk janë paguar prej muajit maj.

Pavarësisht se kemi të bëjmë me një problem burokratik, që duket se zgjidhet vetëm me privatizimin e klubit, lojtarët kërkojnë një zgjidhje të situatës, pasi akush nuk dëshiron të paguhet një herë në pesë muaj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU