Vazhdon në distancë dueli Napoli-Juventus (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

imageSerie A/ Napoli i Elseid Hysaj dhe Juventus vazhdojnë “duelin” e tyre në distancë përsa i përket kreut të renditjes. Të dyja këto skuadra kanë marrë fitore bindëse në ditën e sotme teksa kanë mposhtur thellë kundërshtarët e tyre. Napoli fitoi me rezultatin 5-1 ndaj Empolit në shtëpi duke përmbysur rezultatin qysh në pjesën e parë. Golat e Higuain, Insigne, dopieta e Callejon si edhe autgoli i Camporese vulosën rezultatin 5-1 duke bërë që Napoli të vazhdojë kryesimin. Elseid Hysaj luajti për 90 minuta duke dhuruar një paraqitje fantastike, ndërkohë u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 39′.

Foto LaPresse - Spada 31 gennaio 2016 Verona ( Italia) Sport Calcio Chievo Verona - Juventus Campionato di Calcio Serie A TIM 2015 2016 - Stadio " Bentegodi " Nella foto: esultanza dopo il gol morata 0-1 Photo LaPresse - Spada 31 01 2016 Verona ( Italy) Sport Soccer Chievo Verona - Juventus Italian Football Championship League A TIM 2015 2016 - " Bentegodi " Stadium In the pic: celebrates after scoring morata 0-1

Ndërkohë Juventus fitoi me lehtësi ndaj Chievos në transfertë me rezultatin 0-4. Një dopietë e Moratas si edhe golat Alex Sandro e Pogba ishin ato që i dhanë fitoren bardhezinjve në këtë transfertë. Tashmë ekipi bardhezi vazhdon të jetë në vendin e dytë në ndjekje të Napolit që kryeson me 2 pikë më shumë.

Napoli – Empoli 5-1

Chievo – Juventus 0-4

S'KA KOMENTE

Comments are closed.