Vdes gjatë stërvitjes ish futbollisti i Newcastle

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Shkoi në Kinë për të përfituar më shumë ekonomikisht, duke lënë Premier League, por atje gjen vdekjen. Ish-mesfushori i Newcastle dhe i kombëtares së Bregut të Fildishtë, Cheick Tiote, është ndarë nga jeta në moshën 30-vjeçare, pasi ka pësuar një atak në zemër gjatë stërvitjes me klubin e tij në Kinë. Tiote, i cili u transferua vetëm 4 muaj më parë te klubi Beijing Enterprises i kategorisë së dytë kineze, u dërgua me urgjencë në spital.

Ndërhyrja e stafit mjekësor nuk i shpëtoi jetën lojtarit, i cili kishte shkuar në Kinë me shpresën për të fituar atje para në vitet e fundit të karrierës së tij, pasi kishte luajtur për 7 sezone me Newcastle. Tiote kishte qenë pjesë e rregullt e përfaqësueses së Bregut të Fildishtë në vitet e fundit, duke luajtur 52 ndeshje e shënuar 1 gol.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.