Vdes ish-kampioni i Formula 1 dhe MotoGP

0
SHPËRNDAJE
loading...

Ish-kampioni i botës në Formula 1 dhe motoçiklizëm, John Surtees, është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij.

Ish-kampioni vdiq në spitalin londinez “St George’s” të premten pasdite, ku ishte duke u trajtuar me një gjendje ekzistuese respiratore.

Surtees është piloti i vetëm në histori që ka arritur të fitojë dy kampionate botërorë, në dy dhe katër rrota. Ai fitoi katër tituj kampionë në 500 në motoçiklizëm në 1956, 1958, 1959 dhe 1960, dhe kurorën e F1 me Ferrarin në vitin 1964.

Surtees fitoi gjashtë gara në F1 në 111 starte mes viteve 1960 dhe 1972, ndërsa garoi në karrierë edhe për njëvendëshet e Hondës, Lotus, Kuper, Lola dhe BRM. Gjithashtu, ai themeloi edhe një skuadër nën emrin e tij dhe debutoi në 1970-ën në “Grand Prix” e Britanisë së Madhe.

Familja e tij do të krijonte edhe një fondacion bamirës “Henry Surtees” në kujtim të djalit të tij që humbi jetën tragjikisht në një aksident në vitin 2009 në moshën 18-vjeçare. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.