Vdes tifozi, spektatorët në Dortmund e nderojnë (video)

0
SHPËRNDAJE

Vetëm në Dortmund mund të ndodhte kështu. Tifozët e Borussia Dortmund, që njihen si ndër më të zjarrtët dhe të zhurmshmit në botë, papritur heshtën rreth 20 minuta para fundit të ndeshjes dhe lojtarët në fushë, disi të acaruar nuk dinin gjë se c’po ndodhte.

“U nervozova pasi nuk e mora vesh pse fansat pushuan të na mbështesin por kur e mora vesh arsyen, më duhet të them se ishte një shenjë respekti që vetëm këta fansa (të Dortmundit) mund ta bënin”, – tha Reus.

Dy tifozë pësuan atak në zemër dhe njëri prej tyre ndërroi jetë kurse tjetri e ka kaluar rrezikun për jetën. Dortmund fitoi 2-0 ndaj Mainz duke ruajtur diferencën prej pesë pikësh me Bayern Munchen.

1059929_10153359171286770_1586990826_n 12324990_10153359171251770_2009049490_n

 

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.