Vedat Muriqi shënon në ligën turke (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Nëse Kombëtarasit Çikalleshi e Meha po spikasin në këto javë të para në ligën e parë turke, një kat më poshtë po dallohet edhe Vedat Muriqi, ish-futbollist i ekipit tonë Shpresa. Prizrenasi Muriqi e ka nisur karrierën te Liria e Prizrenit dhe ka luajtur në Shqipëri te Teuta dhe Besa e Kavajës përpara se të kalonte te Eskişehirspor që e huazoi te Giresunspor e ligës së dytë të Turqisë. Vitin e kaluar u përfol edhe për një ftesë të mundshme të Kombëtares turke për shqiptarin, gjë që ngjalli reagime të shumta në mjedisin tonë sportiv.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.