Veliu-Arbëri, “divorci” shumë pranë me Flamurtarin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

 

Veliu-me-trofeun-e-Kupes-se-ShqiperiseEdhe pse janë stërvitur ditën e parë nën urdhërat e trajnerit Stanislav Levi, tashmë dy lojtarët Franc Veliu dhe Polizoi Arbëri, janë në prag “divorci” me skuadrën e Flamurtarit. Nga burime pran lojtarëve mësohet se ata do të ndërpresin marëdhëniet me klubin dhe pritet që ditën e mërkurë të mbërrijnë në klub për të tërhequr dokumentacionin e duhur.

Përplasjet mes palëve kanë lindur që në ndeshjen e “famshme” ndaj Partizanit në Durrës, kur kishte akuza nga drejtuesit ndaj disa lojtarëve.

Ndërkaq seanca stërvitore e kuqezinjëve është shoqëruar me disa testime fizike dhe trajneri Levi s’ka qenë i kanaqur me normat e arritura nga lojtarët e tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.