Veliu-Arbri kërkojnë pagat tek Flamurtari për t’u larguar

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Duket se Franc Veliu dhe Polizpo Arbri e kanë te pashmangshëm largimin nga Flamurtari, por gjërat mund të jenë mjaft të ndërlikuara. Marrëdhëniet e tyre me klubin vlonjat janë thuajse të thyera, pasi të mbrojtësat duket se nuk bëjnë më pjesë në planet e skuadrës, edhe pse ata kanë shprehu dëshirën për t’u larguar. Problemi nuk qëndron vetëm tek largimi i dy lojtarëve, por tani ata kanë vënë një kusht që të largohen nga ekipi.

Polizoi Arbri
Polizoi Arbri
Si Veliu, ashtu edhe Arbri kanë kërkuar që t’i shlyhen rrogat e prapambetura që ata kanë për të marrë tek Flamurtari, dhe më pas do të largohen nga klubi. Ky është një kusht që kanë vënë të dy mbrojtësat kuqezi, pasi sipas tyre ekipi vlonjat i detyrohet ende disa paga që lojtarët nuk i kanë marrë. Aventura e tyre në Vlorë duket drejt përfundimit, por lojtarët presin të marrin rrogat e tyre para largimit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.