Veliu mes Tiranës dhe Kukësit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Do të ketë një luftë dyshe për të siguruar shërbimet e mbrojtësit Franc Veliu. Janë dy ekipe që kërkojnë me ngulm transferimin e mbrojtësit. Tirana dhe Kukësi tashmë kanë nisur betejën për të bindur lojtarin vlonjat që të transferohet tek t’a. Pas largimit nga Flamurtari, Veliu, është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij, dhe ja për shërbimet e tij interesohen dy skuadra elitare në Superligë. Mbrojtësi ende nuk ka vendosur se ku do të transferohet, këtë gjë e ka pranuar edhe publikisht pasi është në shqyrtim të ofertave në drejtim të tij.

Veliu në duel me Leo Messin
Veliu në duel me Leo Messin

Pavarësisht kësaj, duket se më pranë firmës me mbrojtësin Franc Veliu është ekipi bardheblu, kjo ndoshta edhe për shkak të ndërhyrjes së drejtorit të merkatos, Devi Muka. Pas largimit të Dushkut drejtuesit e skuadrës po kërkojnë një tjetër mbrojtës qëndre, dhe vlonjati është alternativa e duhur për të plotësuar repartin e prapavijës tek bardheblutë. Gjithashtu edhe Kukësi pritet të jetë një kockë e fortë për Tiranën në tratativat për lojtarin, pasi presidenti Gjici duket se e dëshiron me çdo kusht ne skuadër.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.