Vëllai Mehas “godet” De Biasin

0
SHPËRNDAJE

 

feriz meha

Çështja e Alban Mehas, tashmë ka mbuluar të gjitha mediat on-line dhe jo vetëm.

Pas shpalljes së listes zyrtare në lidhje me grumbullimin e futbollistëve të Kombëtares pritej të kishte dhe mjaft pakënaqësira nga ana e tifozerisë dhe lojtarëve vetë. Kështu dhe ndodhi ku aeroporti “Nënë Tereza” priti vetëm disa lojtarë dhe solli reagime të ndryshme. Një ndër to ishte dhe rasti i Alban Mehas, mesfushorit tonë që u la jashtë nga lista e trajnerit De Biasi. Vëllai i tij, Feriz Meha, por njëkohesisht dhe menaxheri i tij nëpërmjet një postimi në Facebook nuk la pa komentuar zgjedhjet e trajnerit duke thënë të tregojë arsyet e vërteta të mos prezencës së vëllait dhe jo ato që deklaroi. Disa lojtarë të thirrur ai i konsideroi lojtarë “krishtlindjesh” pasi kishin muaj pa prekur topin me këmbë. Sipas tij De Biasi po gabon me mos grumbullimin e të vëllait Albanit.

Më poshtë keni dhe postimin e tij padashur aspak të keqinterpretojmë:

“Pergjigjet e De Biasit jane absurde, nuk e ftoj se luajti ne eliminarore vetem 12minuta!! Nfakt ke ftuar futbollist qe skan luajtur asnje minutë, pastaj De Biasi nuk ikim ne francë per turistë, ikim per te perfaqsuar sa më mirë kombëtaren, dhe ky perfaqsim bëhet me futbollistët qe janë me në forme, ne listen tende ka futbollist që kan haruar ca është topi ka muaj që skan luajt, ka na ata qe luajn vetem per krishlindje dhe zënë vendin e atyre qe luajn dhe shënojn cdo javë! De Biasi ne e dim qe edhe ty e din qe ajo arsyeja qe dhe eshte banale dhe e turpshme, ishte me mir ta tregosh te vertetën, gjisesij nuk habitem se mezi pret perfundimin e europianit, oferta pa fund per ty …”

meha (2)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.