Veloso: Falë Zotit, topi erdhi tek unë dhe…

0
SHPËRNDAJE

Vendimtar në suksesin e Portugalisë në “Elbasan Arena”, duke shtangur Kombëtaren dhe publikun shqiptar. Migel Veloso shijon golin e shënuar në minutat shtesë, që i dha mundësinë skuadrës luzitane për të forcuar pozitat kryesuese në grupin I. “I gjithë grupi meriton përgëzime, sepse luftoi deri në sekondën e fundit. Jemi të gjithë shumë të lumtur për këtë fitore. Falë Zotit, topi erdhi te mua dhe nuk gabova. Kërkova të bëj më të mirën time”, ka deklaruar mesfushori i Dinamos së Kievit.
velosMe këtë fitore, Portugalisë i duhet vetëm një pikë për kualifikimin. Mirëpo, Veloso jep garancinë se qëllimi në ndeshjen e ardhshme ndaj Danimarkës është fitorja: “Gjithmonë e rëndësishme është të fitohet ndeshja. Dua t’ia dedikoj këtë sukses të gjithë grupin. Mendoj se si përfundim ishte rezultati më in drejtë. Portugalia zbret gjithmonë në fushë për të fituar. E dimë vështirësinë e çdo ndeshjeje, por ndaj Danimarkës do të bëjmë më të mirën tonë”, ka përfunduar mesfushori.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.