Vendim i papritur i portierit Granit Kolshi

0
SHPËRNDAJE

Duket se portieri i mirënjohur i Ferronikelit, Granit Kolshi, ka vendosur ta braktisë ekipin e tij pasi ka bërë këtë deklaratë të papritur me shkrim ku thotë se: “Nuk e di se nga e marr këtë fuqi të shkruaj këtë shkrim të cilin nuk e kam pasur plan për ta shkruajtur njëher për njëherë.

Në emrin tim personal dua t’i informoj opinionin se nga janari i ardhshëm nuk do jem pjesë e Ferronikelit pas 6 viteve sakrificë dhe djersë të derdhura për këtë klub të cilin do ta respektoj gjatë gjithë jetës. Falenderoj kryesinë, lojtarët të cilët janë arsyeja kryesore për të cilët jam duke qëndruar deri më janar, trajnerët dhe mbi të gjithë tifozët ‘Tigrat e zi’ të cilët më përkrahën gjatë gjithë këtyre viteve”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.