Vendimet e Komisionit të Disiplinës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

fshfKOMISIONI I DISIPLINËS

 

Pasi mori në shqyrtim çështjen që i përket palëve:

Kërkues:                      Artan Sakaj, Franc Veliu, Polizioi Arbri

Objekti:                       Kërkese per zbatimin e nenit 63 të KDS

Vëren se:

Me vendimin nr. 25 datë 04.10.2016, në pikën 11, Komisioni i Disiplines Sportive pranë Federatës Shqiptare te Futbollit, pas shqyrtimit të kërkesës së lojtarëve Artan Sakaj, Franc Veliu, Polizioi Arbri, si dhe pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si dhe diskutoi çështjen në tërësi, në perfundim ka vendosur:

“Pranimin e kërkeses së lojtarëve Polizoi Arbri, Artan Sakaj dhe Franc Veliu. Detyrohet “Flamurtari F.C” të ekzekutojë vendimet përkatëse të DHKZK brenda një afati 30 ditor, duke nisur nga data e shpalljes së vendimit. Paralajmërohet “Flamurtari F.C”, se me kalimin e afatit 30 ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive: Zbritje e pikëve nga klasifikimi”.

Komisioni i Disiplinës, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi konstatoi në përputhje me Nenin 63/1/c, se “Flamurtari F.C” i kishte kaluar afati 30 ditor paralajmërues ka vensosur në datën 10.11.2016,

1.      “Flamurtari F.C”, për dështim në përmbushjen e detyrimeve financiare ndaj kërkuesve Artan Sakaj, Franc Veliu, Polizoi Arbri, dënohet me zbritjen e 6 (gjashtë) pikëve nga klasifikimi.

2.      “Flamurtari F.C” i jepet një afat përfundimtar prej 12 (dymbëdhjetë) ditësh për të shlyer detyrimet financiare ndaj kërkuesve.

3.      Paralajmërohet “Flamurtari F.C” se në rast dështimi në përmbushjen e detyrimeve financiare do të dënohet me zbritje në një kategori më të ulët.

Afati përfundimtar prej 12 ditësh për shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj kërkuese ka skaduar në datën 23.11.2016. Komisioni u njoh prej Sekretariatit Teknik për arritjen e një akordi midis kërkuesve dhe “Flamurtari F.C”. Përmes këtyre marrveshjeve palët kanë rënë dakord që klubi t`i paguajë lojtarëve një shumë në datën e nënshkrimit  ndërsa pjesa e mbetur do t`i shlyhet në afatin e parashikuar në secilën kontratë.

Po ashtu,rezulton se përmes marrvëshjeve të sipër cituara kërkuesit Artan Sakaj, Franc Veliu, Polizioi Arbri heqin dore nga kërkesa e datës 28.09.2016 per zbatimin e nenit 63 të KDS duke rezervuar të drejtën qe kete kërkesë ta ribejnë në rast se pjesa e mbetur e detyrimit nuk i shlyhet nga debitori brenda afatit.

Duke u ndodhur në kushtet e mësipërme kur palët kanë arritur një marrveshje për shlyerjen me këste të detyrimit dhe kërkuesit kanë hequr dorë nga kërkesa, komisioni i disiplinës arrin në konkluzionin se çështja duhet të pushohet.

PËR KETO ARSYE

Bazuar në nenet 63/1/c); 75; 76; 100; 101 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive

VENDOSI

  1. Pushimin e çështjes së kërkuesve Artan Sakaj, Franc Veliu, Polizioi Arbri.
  2. Kërkuesve u lihet detyrë të mbajnë komisionin të informuar mbi përmbushjen e detyrimeve që “Flamurtari F.C” ka ndaj tyre.

mbajtur sot me date 24 Nentor 2016, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi ceshtjet ne teresi duke u bazuar edhe ne nenet 76 dhe 77 te KDS.

VENDOSI:

1.K.F.Luftetari per sjellje te gabuar te spektatoreve, paralajmerohet se në rast përseritje të fenomeneve të kesaj natyre do të përshkallzohen masat disiplinore në bazë të KDS.
2.Trajneri i K.F.Besa Julian Ahmataj për protesta të vazhdueshme ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a), pezullohet për dy ndeshje nga aktiviteti.
3.Zyrtari i KF Turbina Amerildo Hoxha për ofendim të zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Nenit 56/1/a), pezullohet për dy ndeshje nga aktiviteti.
4.Lojtari i “Luzi 2008”, Ehad Demalija, për provokim te publikut gjatë ndeshjes Egnatia – Luzi 2008, ne baze te Nenit 53 të KDS pezullohet nga aktivitetit per 2 (dy) ndeshje ne aplikim të Nenit 136 të KDS.
5.Lojtari i “Tirana B” Majkel Peci, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e), dënohet me 5 (pesë ndeshje) pezullim nga aktiviteti.
6.Zyrtari i KD ADA, për proteste të vazhdueshme ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 20 dhe 56/1/a te KDS , denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes.
7.Lojtari i KF Permeti Kadri Kazma dhe lojtari i KF Domosdoves Ermir Llojko per sjellje jo sportive ndaj kundershtareve ne baze te Nenit 48/1/d denohen me nje ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv.
8.Zyrtari i Përmetit Leonardo Saqellari, për sjellje jo sportive ndaj kundershtarit, në bazë të Nenit 48/2/a), denohet me 3 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9.Zyrtari i Skraparit Genci Lamce, për proteste të vazhdueshme ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 20 dhe 56/1/a te KDS , denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes.
10.Lojtari i Devollit Stavioldi Treni për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e), dënohet me 5 (pesë ndeshje) pezullim nga aktiviteti.
11.Zyrtari i Orikumit, Alber Haxhia, për sjellje jo sportive ndaj kundershtateve, ne baze te Nenit 48/2/a) të KDS denohet me 3 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12.Lojtari i Kukesit U19, Kevin Kumanova për sjellje jo sporive ndaj zyrtarit te ndeshjes, ne baze te Nenit 49/1/a) dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13.Lojtari Shkëndija Tiranë B U17, për lojë te rende ndaj lojtarit kundershtar, ne baze te Nenit 48/1/b) denohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14.Lojtari i Burrelit U17 Flavio Farruku, për sjellje jo sportive ndaj kundershtarit, Ne baze te nenit 48/1/d) denohet me 1 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
15.Lojtari i Korabi U17 Ferit Spahiu për sjellje jo sportive ndaj kundershtarit, Ne baze te nenit 48/1/d) denohet me 1 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
16.KF Korabi U17, për aktivizim të lojtarit per aktivizim te lojtarit qe nuk kishte te drejte te luante, denohet me humbjen e ndeshjes me tavoline me rezultatin 3 me 0 me KF Burreli U-17, bazuar ne nenin 54/1 te KDS.
17.Lojtari KSSH Veleciku Markeljano Pali, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, Ne baze te nenit 49/1/a) denohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv.
18.Trajneri i U-19 Korabi Sali Kallaveria, per protesta ndaj vendimeve te arbitrit te ndeshjes, ne baze te nenit 56/1/a) denohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv.
19.Lojtari i KF Burreli U-19 Dionis Cupi per sjellje jo sportive ndaj kundershtarit ne baze te nenit 48/1/d) denohet me 1 ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv.
20.K.F.Burreli U-19 per sjellje te gabuar te spektatoreve si dhe per deshtim te permbushjes se pergjegjesive ne baze te nenit 66/3/b) të KDS denohet me 4 ndeshje pa spektatore.
21.Ekipi KF Kastrioti U-19, ne baze te nenit 54/1) denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline Kastrioti-Shkendia B Tirane me rezultatin 3 me 0 dhe me zbritjen e 3 pikeve nga klasifikimi per arsye te aktivizimit te nje lojtari i cili ishte i pezulluar.
22.Ekipi KF Bylis U-17, ne baze te nenit 55/1) denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline Sh.S Pepa –Bylis me rezultatin 3 me 0 dhe me zbritjen e 3 pikeve nga klasifikimi per arsye mos paraqitje ne ndeshje.
23.Ekipi KF Bylis U-19, ne baze te nenit 55/1) denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline Sh.S Pepa –Bylis me rezultatin 3 me 0 dhe me zbritjen e 3 pikeve nga klasifikimi per arsye mos paraqitje ne ndeshje.
24.Lojtari i KF Tirana B Glend Maci, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te nenit 49/1/a) denohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv.
25.K.F. Korabi U-19, në bazë të nenit 54/1) dënohet me humbjen e ndeshjes “K.F. Korabi – Akademi AAS” në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe me zbritjen e 3 pikeve nga klasifikimi për shkak të aktivizimit të një lojtari i cili nuk kishte të drejtë të luante. Në rast të perseritjes se fenomeneve te tilla paralajmerohet ekipi KF Korabi U-19 se do te kete pershkallzim te masave bazuar ne KDS.

Kunder vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) diteve perpara Komisionit te Apelit.
KOMISIONI I DISIPLINËS

Ardian Haçi                               Saimir Xhuglini                              Ilir Lame

S'KA KOMENTE

Comments are closed.