Vendimet Komisionit të Disiplinës pranë FSHF

0
SHPËRNDAJE

Vendimi i Komisionit te Disiplines se FSHF date 29.09.2015
Shtyp Print Email. E-mail
FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT
KOMISIONI I DISIPLINES

PROCESVERBAL
I mbajtur sot me date 29 Shtator 2015, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenin 75 dhe 76 te KDS.

VENDOSI:
1.Lojtari i KF “ Flamurtari “ Niaz Lena per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.

2.Ekipet e KF “ Partizani “ , KF “ Terbuni “ dhe KF “ Tirana “ per sjellje te gabuar te tifozerive te tyre dhe ndezje te sendeve piroteknike denohen secili me nga 20.000 (njezetmije ) leke bazuar ne nenet 66.1 dhe 66.2 te KDS.

3.KF “ Bylis “ per sjellje te gabuar te tifozerise se saj , hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes pa shkaktuar nderprerje te saj denohet 50.000 (pesedhjetemije ) leke gjobe bazuar ne nenin 66.1 te KDS .

4.Lojtari i KF “ Burreli “ Edison Puka per sjellje te gabuar dhe demtim te ambienteve sportive denohet me 10.000 (dhjetemije ) leke gjobe bazuar ne nenet 48.4 dhe 136 te KDS.

5.Lojtari i KF “ Elbasani “ Emiliano Shehaj per goditje ndaj lojtarit kundershtar denohet me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 48.1/e te KDS .

6.Lojtari i KF “ Sopoti “ Shkelzen Kelmendi dhe lojtari i KF “ Butrinti “ Ergys Kuci per goditje ndaj lojtarit kundershtar denohen secili me nga 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 48.1/e te KDS .

7.Trajneri i KF “ Internacional “ Agim Bedini per protesta me gjeste ofenduese ndaj zyrtareve te ndeshjes dhe sjellje jo sportive ndaj kundershtarit ne bashkim te denimeve denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenet 48.2/a dhe 56.1/a te KDS .

8.KF “ Shkumbini “ per sjellje te gabuar te tifozerise se saj dhe hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes denohet me 30.000 (tridhjetemije) leke gjobe bazuar ne nenet 66.2 dhe 136 te KDS.

9.Lojtari i KF “ Albpetrol “ Redion Hatija per sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 49.1/a te KDS .

10.KF “ Tirana B “ per mosparaqitje ne ndeshje me KF Gramshi e humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 bazuar ne nenin 55 te KDS.

11.KF “Himara “per mospermbushje detyrimesh financiare e humbet ndeshjen me KF “Naftetari” ne tavoline me rezultatin 3-0 bazuar ne nenin 65.4 te KDS .

12.Ekipet e KF Tepelena , KF Memaliaj , KF Bilisht Sporti dhe KF Permeti per mospermbushje deturimesh financiare i humbasin ndeshjet ne tavoline me rezultatin 3-0 bazuar ne nenin 65.4 te KDS .

13.KF Partizani per hedhje te mjeteve piroteknike ne fushen e lojes ne ndeshjen me KF Kuksi denohet me 100.000 (njeqindmije) leke gjobe bazuar ne nenin 66.1 te KDS .

14.KF Kastroti per sjellje te gabuar te tifozerise se saj , hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes me pasoje nderprerjen e perkohshme te ndeshjes dhe goditjen e zyrtarit te ndeshjes , ne takimin me KF “ Adriatiku Mamurras “ denohet me zhvillimin e 4 (kater) ndeshjeve pa spektatore ne stadiumin perkates bazuar ne nenin 66.3/b te KDS .

15.KF Olimpiku U-19 dhe U-17 per mospagese detyrimesh i humbasin ndeshjet me KF Porto U-19 dhe U-17 me rezultatin 3-0 bazuar ne nenin 65.4 te KDS .

16.Pranimin e kerkeses se lojtarit Mato Qendro. Pezullimin e pjeses se mbetur te denimit bazuar ne nenin 33 te KDS .

Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.

Komisioni i Disiplines
Kryetar Anetar Anetar
Ardian Haci Ermal Bime Ilir Lame

S'KA KOMENTE

Comments are closed.