Vendos FIFA, gjobë dhe dy ndeshje pezullim për portierin Berisha

0
SHPËRNDAJE

FSHF është njohur ditën e sotme me vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës në FIFA gjatë mbledhjes së datës 9 dhjetor.

Sa i përket ndeshjes Shqipëri-Izrael, Komisioni ka vendosur të dënojë FSHF me 10.000 franga zvicerane gjobë për sjellje të gabuar të tifozëve.

Gjithashtu, portieri Etrit Berisha, i cili u ndëshkua me karton të kuq gjatë kësaj ndeshjeje, është dënuar me 2 ndeshje pezullim dhe 5.000 franga zvicerane gjobë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.