Vendos goli i mesfushorit Ansi Nika, Laçi fiton duelin e mbijetesës me Flamurtarin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Laçi ka fituar sot një finale të mirëfilltë në luftën për mbijetesën në Superiore. Skuadra e drejtuar nga trajneri Bledar Sinella ka fituar takimin kundër Flamurtarit për të marrë tri pikë të rënda ndaj rivalit direkt për qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

Ka qenë një fitore më se e merituar e skuadrës kurbinase, që dominoi dhe krijoi shumë raste për të shënuar në pjesën e parë, por arriti të gjente rrugën e rrjetës vetëm në fraksionin e dytë të lojës me mesfushorin Ansi Nika në minutën e 58′ të ndeshjes.

Më pas, Flamurtari u përpoq të reagonte por u kujtua shumë vonë dhe e kishte të vështirë të gjente hapësirën për të rrezikuar katërkëndorin e portierit Gentian Selmani. /minuta90.com/

Laçi-Flamurtari 1-0

Goli: Nika 58’

Laçi (4-4-1-1): Selmani, Lulaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Musaj (Alechenwu 87’), Vucaj, Lushkja (Lala 81’), Nika (Shala 73’), Serginho, Mensah Tr: Bledar Sinella

Flamurtari (4-3-3): Halili, Jakovljeviç, Kuqi, Veliu, Mersini, Shkodra (Hyseni 61’), Telushi, Neziraj (Dushku 46’), Galiç, Alves (Shehaj 67’), Busiç (në dispozicion: Frashëri, Rniç, Llambro, Lynneeker) Tr: Shpëtim Duro

Gjyqtarë: Enea Jorgji

Kartonë të verdhë: Sefgjini 28’, Lushkja 29’, Musaj 83’, Nika 90’+3 / Galiç 20’, Veliu 33’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.