Ventura: Me Shqipërinë, sfida më e rëndësishme

0
SHPËRNDAJE

venturaPërballja e parë historike me Italinë, në miqësoren e nëntorit të 2014, përfundoi me një disfatë ndoshta të pamerituar, me kuqezinjtë që lejuan të kaplohen nga euforia e një tifozerie të mrekullueshme në Marasi. Sfida e parë zyrtare e 2017, përballja me të kaltërit në 24 Mars Palermo do të jetë shumë më impenjative. Në lojë janë pikët e kualifikimit për në Botërorin rus, me trajnerin e Italisë Gianpiero Ventura që paralajmëron pikërisht nga Palermo ku ndodhej për një vizitë gjatë turit të tij seleksionues.

“Atë ditë do të më pëlqentë ta shikoja stadiumin plot. Kur luaja dhe kam ardhur në Palermo si kundërshtar kam hasur gjithmonë vështirësi pasi stadiumi ishte gjithmonë i mbushur plot e për plot. Do të ishte dicka e bukur që publiku të na ndihmonte, pasi ajo e Palermos është ndeshja më e vështirë e grupit. Nëse nuk mposhtim Shqipërinë, bëhet e vështirë të shpresojmë që të kalojmë si të parët e grupit, pasi edhe një fitore ndaj Spanjës nuk do të na bënte punë. Ja pse e konsideroj ndeshjen me Shqipërinë si më të rëndësishmen e dy vjecarit”

 

Qartë dhe pastër, De Biasi dhe kuqezinjtë do të gjejnë përballë një skuadër të motivuar maksimalisht me Venturën që shpjegon edhe pse Federata Italiane e Futbollit zgjodhi Palermon si vendin ku do të zhvillohet ndeshja.

 

“E luajmë këtu, pasi Palermo ka dhënë gjithmonë prova të një afeksioni të madh në drejtim të Kombëtares. Kemi nevojë për shtysën e Palermos, duke shpresuar që ndeshja e Italisë të jetë një ogur i mirë edhe për klubin që po përjeton një periudhë jo të lehtë”.

/Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.