Verratti kërkon largimin nga PSG

0
SHPËRNDAJE
loading...

Marco Verratti kërkon të largohet. Mesfushori i skuadrë së Paris Saint Germain dëshiron të nis një aventurë të re larg klubit parizien, por drejtuesit e skuadrës janë të vendosur për të mos e lejuar një gjë tillë, madje ata do t’i ofrojnë mesfushorit Verratti rinovimin e kontratës deri në 2021.

24-vjecari ia ka komunikuar vendimin e tij, presidentit të Paris Saint Germain, Naser Al-Khelaifi. Ky vendim është një lajm i mirë për Barcelonën, pasi katalanasit e kanë shprehur hapur dëshirën e tyre për të pasur në dispozicion shërbimet e italianit.

Tashmë, mes mesfushorit italian Marco Verratti dhe drejtuesve të klubit parizien, situata është e tensionuar. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU