Vërshojnë golat në kualifikueset e Botërorit (video)

0
SHPËRNDAJE

Sikurse edhe pritej, Gjermania edhe pse me disa emra të rinj në formacion nuk është kursyer ndaj San Marinos duke i shkaktuar humbjen 0-8 ku ranë në sy Volland, Hector  (dy gola) e Gnabry (tre gola).

Fitore relativisht të lehte arriti Anglia 3-0 ndaj Skocisë, të tre golat e shënuar me kokë nga tre luanët. Sllovakia mposhti 4-0 Lituaninë në një ndeshje ku shkëlqyen lojtarët e serisë A italiane Kucka, e Hamsik. Irlanda e Veriut mposhti Azerbajxhanin me të njëjtin rezultat.

Polonia befasoi Rumaninë me një 0-3, dy prej të cilëve nga Lewandowski, Franca kaloi Suedinë, Armenia përmbysi Malin e Zi pas disavantazhit 0-2 kurse Sllovenia nuk bindi aspak në Maltë duke marrë sidoqoftë pikët e plota.

15058022_10153949813506770_56051176_n

S'KA KOMENTE

Comments are closed.