Vërshojnë ofertat për Erando Karabecin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Pas rënies së Tiranës në Kategorinë e Parë, shumë prej lojtarëve të saj kryesorë janë larguar për ta vijuar karrierën e tyre diku tjetër. Një gjë e tillë duket se do t’i ndodhë edhe Erando Karabecit, i cili gjithashtu është duke menduar largimin nga klubi ku luan prej vitesh.

Për kapitenin bardheblu mësohet se ka dy oferta nga dy klube të njohura të Superiores, të cilat duan shërbimet e mesfushorit. Sipas asaj që shkruan “Sport Ekspres” bëhet fjalë për Flamurtarin dhe Vllazninë, që në sezonin e ri do të kërkojnë të ndërtojnë ekipe pretendente.

Karabeci ka biseduar me trajnerin Shpëtim Duro por edhe me Armando Cungun në lidhje me transferimin e tij në Vlorë apo Shkodër ku mësohet se ofertat kanë qenë të mira edhe nga ana ekonomike duke e lënë të kënaqur lojtarin.

Megjithatë mesfushori bardheblu ende nuk ka pranuar ndonjë prej tyre, por ka kërkuar kohë që të vendosë pas ndeshjeve në Ligën e Europës ku do të luajë me Tiranën.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.