Verstapen në histori si piloti më i ri që fiton në Formula 1

0
SHPËRNDAJE

imageFormula 1/ I mjaftoi vetëm një garë për të vendosur një rekord historik, Max Verstappen bëhet piloti më i ri në historinë e Formula 1 që fiton një garë në moshën 18 vjeç e 228 ditë. Piloti holandez godet në shenjë që në garën debutuese me skuadrën Red Bull pasi ngriti nga sedilja Danil Kviyat, duke regjistruar në Garën e Katalonjës, atë që i ati i tij, Jos Verstapen nuk arriti ta bënte gjatë gjithë karrierës së tij.

18 vjeçari mundi në betejën e Katalonjës as më shumë dhe as më pak se Kimi Raikkonen, finlandezin që nuk arriti ta kërcënonte asnjëherë në ndjekjen e gjatë, ndërsa Vettel e mbylli garën në vendin e tretë, duke përfituar edhe nga çarja e gomës së Ricciardos, i cili nuk arriti ta parakalonte 4 herë kampionin e botës në xhirot e fundit.

Që do të ishte një duel kokë më kokë mes Red Bull dhe Ferrarit, kjo u kuptua që në kilometrat e para kur dy favoritët Hamilton dhe Rosberg u përplasën vetëm në kthesat e para pas presionit të britanikut për të fituar pozicionin nga pjesa e brendshme menjëherë pas startit. Mercedes ngriti flamurin e bardhë me të dy pilotët jashtë garës dhe një mbledhje urgjente në zyrat e skuadrës ku dy pilotët sqaruan pozicionin e tyre, duke e ndezur edhe më shumë rivalitetin mes tyre.

Gjatë xhirove në vazhdim u duk se do të ishte Ricciardo njeriu kyç i garës spanjolle, por me kalimin e xhirove Verstappen u projektua në krye falë ndalesave të menduara mirë dhe menaxhimit të gomave.

Në ndjekje të 18-vjçarit u vendos Kimi Raikkonen që fillimisht u mendua se do ta kishte shumë të lehtë parakalimin, por me kalimin e xhirove i riu premtues i Formula 1 tregoi klasin e tij duke mos i dhënë asnjë shans finlandezit. I pafat Ricciardo goma e të cilit e tradhëtoi vetëm një xhiro larg finishit.

Australiani u mjaftua me vendin e katërt, ndërsa dhjetëshja e parë mbyllet nga Bottas, Sainz Jr. Perez, Massa, Button e Kvyat. Nico Rosberg vazhdon të kryesojë klasifikimin me 100pikë, i ndjekur nga Raikkonen me 61 dhe Hamilton me 57, ndërsa gara e radhës do të zhvillohet në pistën e Montekarlos. /SuperSport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.