Verstappen: Me Mercedes, jam më i shpejtë se Hamiltoni

0
SHPËRNDAJE

Max Verstappen tregoi në një intervistë për gazetën “Bild” se ka shumë siguri dhe besim te vetja, duke thënë se nëse do të kishte një makinë Mercedes, do të ishte më i shpejtë sesa Lewis Hamilton, të cilin e konsideron si pilotin më të mirë në Formula 1, së bashku me Fernando Alonson.

“Mendoj që do e mundja Hamiltonin me një Mercedes. Një pilot ka nevojë për besim, por unë besoj me të vërtetë që isha më i shpejtë se Hamiltoni me një Mercedes në dispozicion”, deklaroi holandezi i ri.

Max Verstappen, kur kanë mbetur edhe 3 gara nga përfundimi i Botërorit të Formulës 1, renditet në vendin e 6 me 165 pikë, 62 më pak sesa shoku i tij i skuadrës, Daniel Ricciardo. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.