Veseli: Bëmë një ndeshje të mirë, kemi pësuar disa gola kot fare

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Freddie Veseli mbetet optimist pavarësisht humbjes së Kombëtares në miqësoren ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Mbrojtësi vendos në dukje golat e pësuar me lehtësi nga episode të caktuara, mirëpo sheh edhe anën pozitive të kësaj situate, teksa 24-vjeçari u prononcua në mikrofonin e “SuperSport” nga stadiumi “Elbasan Arena” për gazetaren bukuroshe Ilda Bejleri.

“Na vjen keq, pasi sot bëmë një ndeshje të mirë. Luftuam nga fillimi deri në fund, kurse në minutën e fundit portieri Begoviç bëri një mrekulli përballë mesfushorit Latifi.

Kemi pësuar gola kot. Sot u ndëshkuam nga një penallti e Dzeko, kurse goli i dytë i Luliç më kaloi mes këmbësh. Nëse pësojmë gola të tillë, besoj se kemi mundësi të përmirësohemi. Nuk janë gabime të rënda taktike, por episode.

Italia na priti pak më lart dhe nuk na la shumë hapësira. Bosnja sot u mbyll më prapa. Kështu ke më pak mundësi për të krijuar raste dhe për të shënuar”,-mbylli prononcimin e tij, mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Freddie Veseli. /minuta90.com/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.