“Vështirë me dalë kampion”, Bicaj mesazh Kukësit dhe… Partizanit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ditmar Bicaj ka postuar menjëherë pas ndeshjes në rrjetet sociale një foto nga festa në dhomat e zhveshjes të Vllaznisë e cila mori një pikë në fushën e vështirë të Kukësit. “Vështirë me dalë kampion” ishte mesazhi i futbollistit të kuqebluve që iu interpretua si një thumbim ndaj verilindorëve që humbën kreun.

Megjithatë, pak minuta më vonë, në prononcimin për SuperSport ai nuk e ka cilësuar këtë thjesht si një deklaratë për Kukësin, duke premtuar se ekipi do t’i rezervonte një trajtim të ngjashëm edhe Partizanit i cili tani kryeson kampionatin.

“Nuk duhet marrë për keq ajo shprehje. Shumica e dinë që të dalësh kampion është pak e vështirë dhe gara është e gjatë. Ajo është thjesht shprehje, nuk është për Kukësin, të njëjtën gjë do ketë edhe Partizani. Ne do të luftojmë në çdo ndeshje. Luftojmë edhe ne për objektivat tona. Objektivi i Vllaznisë është Europa”.

“Duhet të ishim më të qetë para portës, kishim shumë raste sot dhe nuk të jepet shumë herë mundësia në një fushë si e Kukësit të dalësh 6 herë para portës. Ndërkohë që edhe me këtë pikë jemi shumë të kënaqur”,-mbylli prononcimin e tij, mbrojtësi i Vllaznisë, Ditmar Bicaj. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.