Vetëm traversa shpëton Tiranën, tani rrezikon seriozisht mbijetesën

0
SHPËRNDAJE
loading...

Tirana vazhdon të mos fitojë dhe tani duhet të mendojë më shumë për mbijetesën sesa për Europën. Bardhebluve u mungonte fitorja që në muajin dhjetor dhe kërkimi për të vazhdon edhe pas ndeshjes së sotme, ku u ndalën në barazim pa gola përballë Teutës.

Në një ndeshje pa shumë emocione, ishte Teuta që iu afrua më shumë golit në pjesën e dytë të ndeshjes, duke goditur edhe traversën me mesfushorin Enriko Papa. Ndërkohë që bardheblutë, me përjashtim të disa kundërsulmeve konfuze dhe gjuajtjeve nga distanca, dukeshin shumë larg skuadrës e cila në historinë e saj regjistron 24 tituj kampion.

Tashmë bardheblutë duhet të fillojnë të shohin mbrapa dhe jo për Europën, pasi janë vetëm 6 pikë larg vendit të parafundit që zbret në Kategorinë e Parë. /minuta90.com/

Tirana-Teuta 0-0

Gola: S’ka

Tirana (4-3-3): I. Lika, Kërçiku (Doka 17’), Teqja, Turtulli, Hoxhallari, Acquah, Daja, Ndockyt, Taku, Nkounkou (Karabeci 63’), Edeh (Cisse 78’) (në dispozicion: Bakaj, Cake, G. Lika, Halili) Tr: Mirel Josa

Teuta (4-4-1-1): Kastrati, Beqja, R. Hoxha, Sykaj, Kotobelli, Progni, Çmajçanin (Papa 70’), Dita, Musta, Bangal (Magani 76’), Ribaj (Çyrbja 50’) (në dispozicion: Moçka, Shkalla, E. Hoxha, Hasa) Tr: Gugash Magani

Gjyqtarë: Remzi Sadiku

Kartonë të verdhë: Turtulli 72’, Daja 84’ / Sykaj 47’, Bangal 74’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.