Vettel fiton në Hungari, zhgënjen Mercedesi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageFormula 1/ Sebastian Vettel është fituesi i Çmimit të Madh të Hungarisë në Formula 1. Piloti gjerman i Ferrarit ka bërë një garë spektakolare nga fillimi në fund, duke marrë një fitore të merituar. Për skuderinë Mercedes ka qënë një ditë e errët, pasi dy pilotët e saj u renditën poshtë në renditje, të karakterizuar nga shumë probleme në makinë gjatë garës. Hamilton u rendit i gjashti, ndërsa Rosberg vetëm i teti.

Një paraqitje mjaft të mirë kanë bërë edhe dy pilotët e Red Bull, të cilët morën dy vendet e tjera të podit, ndërsa Alonso u rendit i pesti, rezultati i tij më i mirë në këtë sezon. Më i pafati në këtë garë ka qënë Kimi Raikkonen, që edhe pse zhvilloi një garë të mirë, u detyrua ta braktisë atë për shkak të problemeve me motorrin.

Ja rezultatet e plota të garës
image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.