Victoria Azarenka: Çfarë kënaqësie të shohësh Messin

0
SHPËRNDAJE

Lionel Messi merr komplimente gjatë gjithë kohës për lojën e tij magjike edhe pse akoma nuk ka shënuar në kampionatin spanjoll të saponisur. Por këtë radhë komplimentet i kanë ardhur nga nuk e priste, pikërisht nga tenistja Victoria Azarenka që e ka cilësuar Messin një gjeni që është kënaqësi të shohësh.

“Messi të kënaq. Kur luan ai duket sikur po sheh një lojë play-station,” – thotë tenistja bjelloruse. “Nuk kam patur shumë kohë ta ndjek kohët e fundit por e di që shënoi dy gola në fitoren 7-0 ndaj Bolivisë, por do ta ndjek me sa të kem mundësi në takimet e ardhshme.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.