Vidal shumë pranë rikthimit në Gjermani

0
SHPËRNDAJE
Loading...

arturo-vidal

Arturo Vidal është shumë pranë Bayernit të Mynihut. Gazeta torineze Tuttosport, e cila është një burim shumë i afërt  klubit bardhezi shkruan se Arturo Vidal ka gjetur një akord me klubin bavarez për një shifër prej 6.5 milionë euro në sezon. Tani gjermanët po bisedojnë me Juventusin për të gjetur një akord edhe me klubin. Kërkesa e juventinëve është 40 milionë euro ndërsa Bayern ofron 30 milionë. Me shumë gjasa akordi mund të arrihet për një shifër prej 35 milionë eurosh, me Bayernin që do arrinte të zëvëndësonte në mënyrën më të mirë vendin e lënë bosh nga Bastian Schweinsteiger.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.