Vidal fton yllin e Arsenal tek Bayern Munchen

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Bundesliga/ Arturo Vidal është kthyer në një lojtar kyç tek Bayern Munchen me lojën dhe golat e tij, por ai tashmë po del nga detyrat që ka në fushën e lojës. Mesfushori grintioz është futur në rolin e ndërmjetësit dhe po mundohet që të ndihmojë Bayern Munchen që t transferoj Alexis Sanchez nga Arsenali. Ish lojtari i Barcelonës mesa duket është në listë nga trajneri i ri i bavarezëve, Carlo Ancelotti teksa Vidal ka filluar punën e tij për t’a bindur lojtarin:

Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal
Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal

Ne kemi luajtur së bashku që nga ekipi U-20 Kilit, kështu që do të ishte mirë që të luaj sërish me të”, ka deklaruar Vidal, i cili është i përqendruar në Bundesligë. “Ekipi po fiton dhe po shkon shumë mirë. Bundesliga është prioriteti ynë kryesor dhe ne do të jemi të fokusuar të shtunën për të siguruar titullin”, kanë qenë fjalët e Arturo Vidal

S'KA KOMENTE

Comments are closed.