Vidal largohet nga grumbullimi i Kilit prej djalit 6-vjeçar

0
SHPËRNDAJE

Bundesliga/ Teksa shijonte rikthimin e tij në Kili, Arturo Vidal dje mori një lajm shumë të keq, që e bëri t’i ndryshonte tërësisht pamjen në fytyrë. Madje, një lajm, pasojat e të cilit mund t’i sjellin sërish telashe me mediet vendase. Djali i tij, Alonso, vuajti një urgjencë endokrine. “Princi” i vogël i Arturos, i cili është vetëm gjashtë vjeç, pati një krizë për shkak të diabetit të tipit 1, prej të cilit ai vuan që kur ishte fëmijë.

Vidal me të birin Alonso
Vidal me të birin Alonso

Alonso preferon të quhet “Ironman” ose “Spiderman”, por nuk është aq i fortë. Sa herë që ai sëmuret, babai i tij detyrohet ta marrë me vete dhe të mundësojë kurimin e tij. Kjo ndodhi edhe dje. Vidal i kërkoi trajnerit Jorge Sampaoli t’i jepte leje për të mos qëndronte me skuadrën para miqësores me Paraguain, ndeshje e cila do të luhet të shtunën, ora 18:00, në “Estadio Nacional”.

Pa shumë shpjegime, trajneri e lejoi mesfushorin të largohej. Mediet fillimisht raportuan se Vidal do të udhëtonte drejt Mynihut, por jo. Ai e çoi djalin në një spital vendas.
Kjo nuk është hera e parë që Vidal detyrohet të braktisë stërvitjen për djalin. I ka ndodhur edhe kur luante te Bayer Leverkuseni. Djali i tij është një kopje identike e të atit në pamje. /Marrë nga faqa Tifozët Gjermanë/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.