Vidal: Zgjodha Bajernin se këtu mund të fitoj Champions

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Arturo Vidal flet si futbollist i Bajernit të Mynihut, pasi të martën kreu me sukses vizitat mjekësore dhe firmosi kontratën që do ta lidhë me bavarezët për 4 vitet e ardhshëm. Janë bërë zyrtare edhe shifrat e operacionit: Bajerni do t’i paguajë Juventusit një shumë prej 37 milionë eurosh, plus 3 milionë bonuse. Kurse vetë mesfushori do të përfitojë rreth 7 milionë euro në sezon.
bay“Për mua është realizimi i një ëndrre. Jam gati të luaj që në Superkupën e Gjermanisë, këtë fundjavë. Dua të ndihmoj skuadrën të fitojë menjëherë trofe”, u shpreh Vidal.
I pyetur mbi arsyet përse u rikthye në Gjermani, kiliani deklaroi: “Desha të hedh një hap tjetër të madh në karrierën time. Kërkoj të zhvillohem si lojtar dhe të fitoj ende tituj, mbi të gjitha Champions League. Këtë mundësi e shoh më të realizueshme te Bajerni”. Kiliani 28-vjeçar rikthehet pas 4 sezonesh në Bundesligë, por tifozëve bardhezi u ka premtuar se do të mbetet “juventin në shpirt”. Përsa i takon objektivave me bavarezët i ka idetë e qarta: “Veç Champions-it më mungon një titull kampion I Gjermanisë. Në kohën kur luaja me Leverkusenin nuk ia dola dot. Por besoj se do t’ia dal me Bajernin”, ka përfunduar ish-lojtari i Juventusit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.