Video – Abrashi refuzon Kosovën

0
SHPËRNDAJE

Në një seancë pyetje e përgjigje online për në klubin e tij Freiburg, Amir Abrashi ka zbuluar shumë gjëra interesante për të ardhmen.

Eksodi i një kontigjenti shqiptarësh të Kosovës nga Kombëtarja e Shqipërisë te përfaqësuesja e Kosovës ka qenë një ndër temat e diskutuara në pyetjet që i janë dërguar.

“Momentalisht jam shumë i lumtur me Kombëtaren Shqiptare. Nuk kam as kam pasur kurrë mendime të tjera për të ndërruar skuadër”
Në lidhje me objektivin për të arritur një vend në Botërorin “Rusi 2018”, ai tregohet modest:

“Nuk do mend që dëshirojmë ta arrijmë këtë objektiv të radhës, botërorin rus. Megjithatë, do të jetë shumë e vështirë përballë Spanjës dhe Italisë, por si c`dëshmuam dhe në Europian, gjithçka është e mundur”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.