Video – Aksidenti i Alonsos nxit debatin për masa shtesë të sigurisë

0
SHPËRNDAJE

Formula1 / Masat e sigurisë në Formula 1 të ndërmarra vitet e shkuara, ia kanë shpëtuar jetën Fernando Alonsos në aksidentin e tmerrshëm që pati të dielën në garën hapëse të stinorit në Australi. Por, ky shpëtim njëherësh ka nxitur edhe debatin për përmirësime tjera të propozuara në mbrojtje të garuesve.

aksident-4-e1458636016896-780x439

Spanjolli doli nga bolidi i tij, McLaren i shkatërruar plotësisht pas një aksidenti në shpejtësi të madhe me meksikanin e skuderisë Haas, Esteban Gutierrez dhe më vonë postoi një fotografi në “Instagram” të vetes duke mbajtur ballinën e gazetës “Melbourne Herald Sun” ku shihej fotoja e bolidit të tij të shkatërruar me titullin “Njeriu më me fat në jetë”, shkruan Reuters.

Kampioni i dyfishtë i Formula 1, Alonso ka thënë se doli shpejt nga bolidi që nëna e tij të shihte se ai është shëndosh e mirë. Ai më pas përgëzoi përmirësimet e sigurisë në Formula 1 që janë bërë në dy dekadat e fundit, përcjell sot Koha Ditore.

“Unë i jam falënderues sigurisë së këtyre veturave. Jam gjallë falë punës që është bërë në 10-15 vitet e fundit në Formula 1 në aspektin e sigurisë”, ka thënë Alonso.

Por, për disa komentues aksidenti i Alonsos dhe shpëtimi i tij ka shtuar pyetjet për planet tjera për përmirësim të sigurisë në Formula 1 përfshirë edhe prezantimin e çatisë në bolid që njihet si “halo”, për të mbrojtur kokat e garuesve nga goditjet e ndonjë cope të shkëputur nga bolidi apo ndonjë rrote që del nga vendi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.