VIDEO/ Bayern mund Chelsean pas humbjes së turpshme ndaj Milanit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Miqësorja/ Bayerni ka rigjetur golat dhe fitoren pas humbjes së turpshme ndaj Milanit. Skuadra gjermane mundi 3-2 Chelsea-n në një miqësore të zhvilluar për turneun International Champions Cup. Bayerni kaloi shpejt në avantazh në pjesën e parë me Rafinhën dhe Thomas Muller.

Ylli gjerman shënoi edhe golin e tretë pasi mposhti portierin Courtois me një goditje të bukur nga jashtë zonës. Në fundin e pjesës së parë Alonso shënon golin e parë për Blutë e Londrës.

Në minutën e 85-të Batshuayi shënoi golin e dytë për londinezët, por nuk mjaftoi për të barazuar shifrat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.