VIDEO / Brazili shkatërron Australinë

0
SHPËRNDAJE

10 sekonda i mjaftuan Brazilit për të shënuar golin e parë në fitoren 4-0 ndaj Australisë në “Chevrolet Tour”. Një gabim në pasim në mbrojtje u shfrytëzua më së miri nga Giuliano, i cili nxorri përballë portiertit Souzan për finalizimin që zhbllokoi takimin në stadiumin e Kriketit.

“Socceros”, nuk mundën ta kapërcenin tronditjen psikologjike, madje formacioni i Tite mund të kishte marrë një fitore më të thellë nëse do t’i maksimalizonte rastet e shumta të krijuara. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Brazilit që do ta dominonte kundërshtarin edhe në fraksionin e dytë. Në të 63-ën më momentin e ekzekutimit të një këndoreje, Tiago Silva pas disa tentativave radhazi të dështurara realizoi me kokë në një distancë fare të afërt golin e dytë për Brazilin. 15 minuta para përfundimit të kohës së rregullt një kombinim i bukur mes lojtarëve brazialinë u përmbyll me golin e Taison. Bën mrekullinë në të 89-ën Langerak, duke i mohuar golin Rodriguinhos, por portiëri i Shutgartit nuk mund të bënte asgjë pas goditjes mekokë të Souzas që përfundoi në rrjetë. Ky ishte goli i fundit për këtë takim, që u ndoq nga rreth 50 mijë spektatorë. /

S'KA KOMENTE

Comments are closed.