VIDEO – Çmenduria e Barcelonës, mposht 6-1 PSG-në

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Champions League / Super super Barcelona i’a ka dalë të përmbysë atë humbje 4-0 në ndeshjen e parë, teksa bën ndoshta përmbysjen më të çmendur në Ligën e Kampionëve. Ekipi katalanas zhvilloi një super ndeshje duke e fituar me rezultatin 6-1, që mjaftoi për ti dhënë kualifikimin.

Ndërkohë ai gol i Kavanit në pjesën e dytë të ndeshjes nuk i mjaftoi për t’i dhënë kualifikimin ekipit të PSG, që eleminohet me turp hga ky kompeticion.

Deri në minutën e 88′ ndeshja ishte fiksuar me rezultatin 3-1, qe kualifikonte për të tej francezët, por golat e Nejmar dhe Serxhi Roberto në fund i dhanë fitoren historike katalanasve, që tregojnë se janë ende më të mirët në botë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Borusia e Dortmundit nuk e ka diskutuar fitoren dhe kualifikimin për në çerekfinale. Skuadra gjermane mposhti 4-0 në ndeshjen e kthimit Benfikën duke siguruar kalimin për më tej.

Tripleta e Abumejang dhe goli i Pulisiç vulosën fatin e këtij takimi që u dominua totalisht nga skuadra e Tuhel. Ndërkohë, portugezët duhet të mjaftohen me arritjen deri në këtë fazë të këtij kompeticioni.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.