Video e arrestimit të dhunshëm e ish-tenistit James Blake

0
SHPËRNDAJE

Ndodhia e pabesueshme e arrestimit të dhunshëm e ish-tenistit James Blake është filmuar nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Manhattan në New York dhe është bërë publike dje. Polici James Frascatore, i veshur civil por në detyrë, e ka ngatërruar ish-sportistin James Blake me një të kërkuar dhe e ka hedhur atë fort në toke duke e prangosur. Kundër policit Frascatore janë bërë pesë ankesa deri më tani për ushtrim të tepruar të forcës në katër vite që ai punon në polici. Kryetari i bashkisë New York dhe shefi i policisë i kanë kërkuar publikisht ndjesë ish-tenistit ndërsa ky i fundit nuk është prononcuar për mediat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.