VIDEO – Elseid Hysaj “stërvitje me pesha maksimale” në Majemi

0
SHPËRNDAJE

Elseid Hysaj po shijon maksimalisht pushimet në Amerikë me familjen. Pas të ftohtit të Nju Jorkut, ku kaloi Krishtlindjen, mbrojtësi kuqezi është spostuar në Majemi, për të shijuar motin e ngrohtë buzë oqeanit. Por, edhe pse në periudhë pauze, 22-vjeçari nga Shkodra nuk harron të mbajë trupin në formë.

Me një ushtrim special, të cilin e publikoi në faqen e tij në “instagram”.Me diçiturën “stërvitje me pesha maksimale”, ylli i Napolit shfaqej duke bërë ulje dhe ngritje në këmbë, ndërsa mbante në shpinë bashkëshorten e tij, Florencën.

Një hakmarrje me shaka kjo nga partnerja e Elseidit, që vetëm pak ditë më parë kishte publikuar një tjetër video, ku çifti shëtiste me biçikletë në Parkun Qëndror të Nju Jorkut. Në atë video, Hysaj i drejtohej bashkëshortes me fjalët

“Skllave! Jepi më shpejt. Kështu jemi ne burrat, gratë duhet të punojnë për ne”.

Postimet e mbrojtësit shqiptar tërheqin gjithmonë vëmendjen e mediave, ndërsa Elseidi nuk nguron të ndajë me tifozët edhe momentet e bukura që kalon me familjen, në pritje të rikthimit në fushë për një tjetër sezon si protagonist te Napoli.

ALLENAMENTO CON PESI MASSIMALI 😂😂😂😂😂😂😂😋😋🔝🔝🇦🇱 STERVITJE ME PESHA MAKSIMALE 😬😬

A video posted by Elsi ⚽️⚽️ #23 🔴⚫️ #4 (@elsihysaj) on

S'KA KOMENTE

Comments are closed.