Video/ Festimi i tifozëve të Djurgardens

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Djurgarden nuk e triumfoi këtë sezon kampionatin, por e mbylli në mesin e tabelës. Megjithatë tifozët e skuadrës së njohur suedeze festuan fitoren 5–2 në fushën e Sundsvall.

Mënyra e përshëndetjes të lojtarëve nga përkrahësit që kishin bërë 400 kilometra rrugë ishte një lojë me topa bore.

Këtij festimi iu bashkuan pa ngurruar edhe futbollistët e Djurgarden, të cilët ia kthyen njëlloj tifozëve. Klubi i publikoi këto pamje në faqen e tij zyrtare.

Këtë vit titullin e fitoi Malmo, klubi më i suksesshëm suedez edhe në arenën ndërkombëtare. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.