Video, Flamurtari – Partizani shumë lojë por barazim

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Flamurtari-Partizani ishte një nga dy supersfidat që mbyllën javën e 16-të të Kategorisë Superiore.

Në Vlorë, të kuqtë ishin pa portierin Alban Hoxha, i cili vuan nga një dëmtim në gju. Shiritin e kapitenit e mbante Batha.

Në krahun tjetër, mungesat janë bërë të zakonshme në kampin vlonjat, pasi Gentian Mezani prej disa javësh nuk ka mundësi të hedhë në fushë 11-shin e tij  më të mirë.

Flamurtari vinte në këtë përballje pas humbjes 1-0 në Kukës, kurse të kuqtë mposhtën 2-0 Laçin në javën paraardhëse.

Pjesa e parë

Pas një fillimi shumë të mirë të vlonjatëve është Partizani që shënon.
Partizani gjen avantazhin në minutën e 13-të. Idriz Batha kalon përpara miqtë kryeqytetas me një të djathtë mjeshtërore nga hyrja e zonës pas një pasimi perfekt nga Ekuiban. Goli i tretë për mesfushorin e kuq.

Flamurtari shokohet dhe mundohet të kundërpëgjigjet dhe në minutën e 45-stë kërkon penallti për prekje të topit me dorë.

Mbyllet pjesa e parë me Partizanin në avantazh.

Pjesa e dytë
Flamurtari nuk pajtohet me rezultatin dhe në min 64 shënon.
Barazon Flamurtari. Danilo Alvesh “djeg” Krasniqin në dyluftim në zonë dhe, i vetëm me portierin, e dërgon topin në rrjetë. Goli i parë sezonal për sulmuesin brazilian.

68′ Fati është me Flamurtarin, pasi traversa ndal devijimin e Torasës. Shpëton porta e Frashërit.
73′ Portieri i Flamurtarit, Stivi Frashëri, ndëshkohet me të verdhë për protesta.
75′ Sulejman Starova i shton centimetra ekipit në fushë duke futur izraelitin Ben Azubel në vend të Torasës.

78′ Flamurtari i shton sulmet në portën e miqve dhe krijon mundësi njëra pas tjetrës, por pa mundur të japë goditjen e fundit. Partizani duket i çorientuar.

81′ Ekuban tenton me të djathtën nga hyrja e zonës, megjithatë goditja e tij rrafsh me tokën është e lehtë dhe qendrore. Frashëri e kontrollon pa problem.

85′ Ndërrimi i dytë për Flamurtarin. Autori i golit, Alvesh, i bën vend Erion Dushkut.

92′ Kundërsulm perfekt i Partizanit por Fili ndalet nga shtylla në një aksion perfekt. Mundësia më e mirë për të kuqtë që të merrnin 3-pikë nga kjo sfidë.

Mbyllet gjithçka në barazim. Një barazim që duket se nuk kënaq asnjë por një rezultat i drejtë për atë që prodhuan skuadrat në fushën e lojës.

Flamurtari-Partizani 1-1
Golat: Alves 65’/ Batha 13’
Flamurtari (4-4-2): Frashëri, Beqaj, Berisha, Veliu, Rniç, Shehaj (Fazliu 63’), Telushi (Llambro 90’+4), Zeqiri, Galiç, Busiç, Alves (Dushku 81’) Tr: Gentian Mezani
Partizani (4-3-3): Xhika, Ibrahimi, Krasniqi, Atanda, Kalari, Batha, Ramadani, Trashi (Fili 88’), Vila, Torassa (Azubel 75’), Ekuban Tr: Sulejman Starova
Gjyqtarë: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Herald Lisaku
Kartonë të verdhë: Frashëri 73’, Telushi 90’+3/ Trashi 76’, Ramadani 87’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.