VIDEO Futboll apo mix ndermjet tij dhe waterpool

0
SHPËRNDAJE

Gjyqtari kryesor i ndeshjes ka refuzuar ta ndërpresë ndeshjen ndërmjet skuadrës Oste FC dhe Boa Esporte Club, e vlefshme për kampionatin e Series B, në Brazil.

Ndeshja u zhvillua në një terren tërësisht të mbuluar me ujë. Madje në disa vende ishin krijuar pellgje të mëdha të cilat e kishin vështirësuar tej mase lojën. Mediat braziliane e kanë raportuar ndeshjen si të ishte zhvilluar në pishinë. Ndërkohë skuadra e Ostes u përshtat me kushtet klimatike më mirë se Boa Esporte, duke fituar ndeshjen (2-1).

Rezultati mbeti në plan të dytë nga kjo ndeshje, e cila shumë njerëz bëri për të qeshur me veprimet e futbollistëve që nuk zotëronin topin siç duhet dhe krijonin skena qesharake për publikun.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.