VIDEO / Gafa e vitit në Skoci

0
SHPËRNDAJE

VIDEO / I keni parasysh ato faqet në rrjetet sociale, të cilat postojnë episode nga futbolli, ku lojtarë të ndryshëm dështojnë për të shënuar golat më të lehtë të mundshëm? Besojmë se një ide e keni, sepse shpesh mund të keni etiketuar me komente miqtë tuaj, si për t’u kujtuar gafat e tyre. Epo, bëhuni gati për një tjetër “tagg”, sepse një futbollist anglez, i cili luan për Aberdinin në Skoci, ka bërë një gafë e cila do t’ju shkrijë gazit.

Miles Storey nuk arriti të shtynte në rrjetë një top që thuajse kishte hyrë në portë. Sulmuesi kishte hyrë në minutën e 79-të në lojë në ndeshjen kundër Invernesit, por shpërdoroi një shans të artë. Pavarësisht se dështoi me përpjekjen e parë, ai mund të kishte shënuar me një finte të thjeshtë, por nuk e bëri. Pas kësaj, me siguri që trajneri do të mendohet dy herë para se ta aktivizojë sulmuesin, qoftë edhe si zëvendësues.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU