VIDEO / ja 10 golat më të bukur në Champions League

0
SHPËRNDAJE
loading...

Champions League / Tashmë që edhe finalja e Champions League ka përfunduar, UEFA ka përzgjedhur 10 golat më të bukur të këtij sezoni. Si për ironi të fatit, goli i Mario Mandzukic të Juventus në finale ndaj Real Madrid është zgjedhur si më i miri i këtij sezoni. Një ngushëllim i vogël për bardhezinjtë italianë. Me të vërtetë, goli i kroatit me gjysëm roveshate është një “perlë” e vërtetë, duke parë edhe faktin se ishte ndeshje finale.

Në vendin e dytë është radhitur goli i mesfushorit të Real Madridit, Casemiro, në fitoren 3-1 ndaj Napolit në “Santiago Bernabeu”, ndërsa goli i tretë ishte ai i Thomas Delaney ndaj Club Brugge. Top pesëshen e përmbyllin anësori i Bayern Munich, Arjen Robben dhe sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain. Shijojini 20 golat më të bukur të Champions.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU