Video – Kur Ibrahimoviç të shkatërron karrierën

0
SHPËRNDAJE

ibraaaa1
Ryan Shawcross, i cili debutoi me kombëtaren angleze tri vite më parë, ka kujtuar përballjen e 2012­ës me Suedinë. Mbrojtësi i Stoke City, në atë ndeshje, të fituar nga Suedia me rezultatin 4­2, u hodh në fushë në 15 minutat e fundit dhe kishte për detyrë të markonte Zlatan Ibrahimovic, kur rezultati ishte në favor të anglezëve, 1­2.

Mirëpo, pas aktivizimit të Shawcross, për të cilin ishte ndeshje e parë me fanellën e Anglisë, Ibrahimovic i “ndezi motorët”, për të shënuar tre gola deri në fund të ndeshjes, duke e përmbysur edhe rezultatin.

Sulmuesi suedez shënoi katër gola në këtë ndeshje për t’u mbajtur mend prej tij.

Mirëpo, së fundi, atë përballje me Ibrën e ka kujtuar mbrojtësi 28­vjeçar, pjesë e kryesuesve të Premier Ligës në këtë kampionat.

Ai thotë se karriera e tij me Anglinë u shkatërrua ende pa nisur nga Zlatan Ibrahimovic.

“Unë tallem në familjen time, vetëm se kisha 10 minuta aktivizim në futbollin ndërkombëtar. Gjithçka u shkatërrua nga një njeri, – thotë Shawcross duke qeshur për “The Telegraph”.

Vazhdimisht më thonë se Ibrahimovic e ka shkatërruar karrierën time. Unë kisha një mundësi dhe nuk mendoj se mbrojtësit e tjerë mund ta ndalnin atë. Isha përballë njërit prej sulmuesve më të mirë në botë, që kishte mbrëmjen e tij në atë ndeshje.”

Ndeshja me Suedinë mbetet e vetmja, që Shawcross ka regjistruar me fanellën e kombëtares angleze, në karrierën e tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.