Video Kur lojtari më i ri vishte fanellën e kombëtares

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja shqiptare ka pasur shumë afrime në sezonet e fundit, por asnjë nga afrimet e reja nuk ka mundur që të thyejë  rekordin e mbajtur nga Blendi Nallbani.

Bëhet fjalë për lojtarin me moshën më të re që ka përfaqësuar ngjyrat kuqezi. Ai  ka debutuar në moshën 17 vjeç e 329 ditë.

Legjenda e Tiranës zhvilloi sfidën e tij të parë në “Uembli” ndaj Anglisë për kualifikueset e Kupës së Botës më 24 prill të vitit 1989, një ndeshje që përfundoi 5-0 në favor të Anglisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.